Të fundit

Aksidenti në rrugën Gjilan – Ferizaj, policia jep detaje

Tre persona janë lënduar nga një aksident në rrugën Gjilan – Ferizaj.

Në aksident ka qenë i përfshirë një autobus.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

Hashani tha se autobusi i ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qenë bllokuar për pak kohë.

“Të nderuar! Ju njoftojmë se rreth orës 21:20 në rrugën e Ferizajt afër restoran “Astoria” – Gjilan, ka ndodhur një aksident ku i përfshirë një autobus, i cili i ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qenë e bllokuar për pak kohë. Sipas hetimeve janë lënduar lehtë tre persona. Me rastin janë duke u marrë Njësitet e Trafikut Rajonal”- tha Hashani.

Aksident i rëndë trafiku në Gjilan, autobusi përplaset për shtyllë elektrike

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci