Të fundit

Alarm në Gjermani, një bombë 500 kilogramëshe gjendet në afërsi të stadiumit të Mainz-it

Pavarësisht se Lufta e II Botërore është mbyllur në vitin 1945, nuk janë të pakta rastet kur janë gjetur municione të fshehura apo bomba e predha ende të pashpërthyera, ku rasti më i fundit ka ndodhur në Mainc të Gjermanisë, ku në afër të stadiumit “Mewa Arena” është gjetur një bombë amerikane, me peshë me peshë prej 500 kilogramësh.

Bomba, siç theksuam edhe më lart, mendohet të jetë që nga Lufta e II Botërore. Ajo gjendet vetëm pak kilometra nga stadium i skuadrës gjermane, pranë një universiteti aty afër.

Gjatë rikonstruksionit të këtij të fundit, puntorët kanë vënë re këtë bombë, e cila është rrezik tepër i madh për qytetarët e zonës.

Mësohet se është bërë një plan evakuimi për të gjithë banorët, me qëllim eliminimin e kësaj bombe të rrezikshme.

Ekipi i Mainz, që po lufton për të mos rënë nga Bundesliga, ka një ndeshje tepër të rëndësishme kundër Koln këtë fundjavë, por mësohet se kjo bombë nuk do të përbëjë rrezik për mbarvajtjen e takimit./abcnews.al

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci