Të fundit

Zyrtarët elektoralë dëshmojnë për kërcënimet që morën nga përkrahësit e Trumpit

Përkrahësit e Donald Trumpit kishin kërcënuar zyrtarët elektoral dhe familjet e tyre, pasi ata refuzuan ta anulonin humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2020, raporton BBC.

Gjatë raportimeve para një paneli në Kongres, Rusty Bowers nga Arizona, i tha komitetit që po heton trazirat në Kongres të vitit të kaluar se shqetësimet po vazhdojnë edhe këto ditë.

Bowers ka thënë se ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ndihmësit e tij personalisht i kanë kërkuar atij që ta anulojë rezultatin e zgjedhjeve në Arizona.

Komiteti i Shtëpisë së Përfaqësuesve po e akuzon Trumpin për tentim grushteti.

“Ne kemi pranuar deri 20 mijë emaila dhe me mijëra mesazhe zanore dhe të shkruara. Nuk iushim në gjendje të punonim, së paku të komunikonim”, ka thënë Bowers gjatë seancës dëgjimore në Arizona të martën.

Dëshmitari – që kishte bërë kampanjë për Trumpin në vitin 2020 – ka thënë se kërcënimet e fyerjet kanë vazhduar të vinin ku u mbajtën protesta jashtë shtëpisë së tij dhe pati edhe konfrontime me fqinj.

“Ishte shqetësuese”, tha Bowers.

Komiteti ka bërë gati një vit hetim se si përkrahësit e Trumpit e pushtuan Kongresin më 6 janar të vitit 2021, për të penguar certifikimin e fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale.

Të martën, paneli ka dëgjuar nga zyrtarët elektoral të Georgias për vështirësitë që të largojnë ato konspiracione që u ngritën nga Trumpi për vjedhje masive të votave.

Biden e mposhti Trumpin si në Georgia ashtu edhe Arizona, shtete që më herët kishin mbështetur republikanët.

Shay Moss, që – së bashku me nënën e saj Ruby Freeman – u bënë shënjestra të teorive të konspiracionit, pasi po punonte si punonjëse në zgjedhje në Fulton County të Georgias, po ashtu ka dëshmuar.

Në një mesazh të incizuar, Trump e kishte quajtur atë një mashtruese profesionale e votave.

Moss ka thënë se është përballur me shumë kërcënime me vdekje dhe se ato kanë ndikuar në jetën e saj.

Ajo thotë se është hezituese të dalë, përfshirë edhe në supermarkete dhe se ka shtuar deri 27 kg.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci