fbpx

Të fundit

Broja vendos kushte për ekipet që dëshirojnë transferimin e tij

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja është padyshim njëri prej emrave më të përfolur në merkaton verore.

Performanca e mirë e treguar gjatë sezonit të fundit sa ishte në huazim te Southampton, ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane.

20-vjeçari, kartoni i të cilit kushton rreth 35 milionë euro dhe që ndodhet në dorën e Chelseat, ka vendosur kushte për skuadrat e interesuara për të, kështu raporton gazetari Nizaar Kisnella.

Sipas Kisnellas, Broja dëshiron që të jetë në plan të parë te skuadra e re. Ai ka dëshirë të jetë titullar në ndeshje dhe jo të nisë lojën nga bankina.

Ky është kushti i vetëm të cilin e kërkon Broja, kështu që skuadrat duhet ta vendosin në plan të parë sulmuesin shqiptar.

Deri më tani për Brojën janë interesuar: West Ham United, Napoli, Atalanta, Everton, Lazio, e shumë skuadra tjera evropiane.

Megjithatë, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ditë më parë tha se dëshiron ta provojë Brojën njëherë para se të merr ndonjë vendim për të.

Gjatë këtij sezoni ai ka shënuar nëntë gola në 38 paraqitje.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparci