Të fundit

Kuka: Evropa po diskriminon Kosovën me mos liberalizim të vizave

Trajneri i Xhudos Driton Kuka ka shprehur indinjatën e tij për faktin se Kosova vazhdon të mbetet pa liberalizim të vizave.

Duke përmendur sukseset e mëdha që Kosova ka arritur përmes sportit, e posaçërisht përmes xhudos nëpër botë, Kuka përmes një statusi në “Facebook”, ka thënë se është e turpshme e irrituese që ne si popull të jemi të robëruar në mes të Evropës.

“Evropa po diskriminon Kosovën me mos liberalizim të vizave,shteti i vetëm në Evropë! Po shpresoj që sot të kemi ndoj lajm pozitiv edhe pse personalisht spo besoj.Krejt arsyetimet që po mundohen mi jep shtete hezituese si Franca,Holanda e ndonjë tjetër aspak sqëndrojnë.

Stop diskriminimit. Lejoni fëmijët të lëvizin lirshëm ashtu si të gjithë fëmijët e çdo shteti tjetër evropian”, ka shkruar në mes tjerash trajneri më i mirë në botë për sportin e xhudos.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci