Të fundit

Naser Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm

Naser Pajazitaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitaj. Ai është shpallur fajtor për vrasje të rëndë dhe për mbajtje në pronësi të pautorizuar të armëve.

Ky rast kishte marrë epilog dy herë në Gjykatën Themelore në Pejë. Pas gjykimit të parë Pajazitaj ishte shpallur i pafajshëm, kurse pas gjykimit të dytë, dhe të tretë ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Por, në të tre rastet, aktgjykimet ishin anuluar nga Gjykata e Apelit, dhe Supreme dhe lënda ishte kthyer në rigjykim për të tretën herë.

Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci