Të fundit

Pogba pritet të nënshkruajë sot me Juventusin

Mesfushori francez, Paul Pogba pritet ta zyrtarizojë sot rikthimin e tij te skuadra e Juventusit.

Pogba pritet të kryejë testet mjekësore nga 5 deri më 8 korrik, kurse sot do të vendoset për detajet e marrëveshjes.

Drejtuesit e klubit do të takohen sot me agjentin e futbollistit ku edhe pritet të arrihet marrëveshja finale.

Pogba do të jetë një lojtar i lirë nga 30 qershori, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me United, ndërsa me Juventusin mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshja për tre apo katër vjet.

Ai u transferua për 105 milionë euro te United nga Juventus.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci