Të fundit

Duka me FSHF-në mbështesin Ceferinin edhe për një mandat

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mbështesë zyrtarisht kandidaturën e Aleksander Ceferin për postin e Presidentit të UEFA-s në mandatin e ardhshëm 2023-2027.

Ky vendim u mor në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, pasi u shqyrtua propozimi dhe ra dakord mes anëtarëve për të mbështetur kandidaturën e Presidentit aktual të UEFA-s.

Zgjedhjet për kreun e ri të qeverisë së futbollit evropian do të zhvillohen vitin e ardhshëm, ndërsa Ceferin do të garojë për një mandat të tretë. Alexander Ceferin u zgjodh fillimisht në krye të UEFA-s në shtator të vitit 2016 dhe u rizgjodh në këtë post në shkurt të vitit 2019.

Nën drejtimin e tij, UEFA njohu suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare përmes kompeticioneve në nivel kombëtaresh e klubesh, që janë ndër më elitaret në botë, ndërkohë që edhe mbështetja e tij për federatat anëtare e veçanërisht për Federatën Shqiptare ka qenë e madhe dhe e vazhdueshme në të gjitha drejtimet.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci