Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen u dënua sot me një ndalim 45-mujor nga mbajtja e një posti zyrtar, 30 muaj nga të cilët janë të pezulluar, por, teorikisht mund të kandidojë për presidente në vitin 2027.
Gjykata e Apelit e Parisit e dënoi gjithashtu me një vit arrest shtëpiak me një byzylyk monitorimi elektronik.
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë e kishte kushtëzuar kandidaturën e saj me mosdënimin për të mbajtur një byzylyk monitorimi elektronik.
Gjykata e Apelit e Parisit deklaroi në preambulën e saj për leximin e vendimit se dënimet e dhëna për mospranim në votime u peshuan kundrejt “lirisë së kandidaturave” dhe “zgjedhjes së lirë të votuesve”, që është një “një kusht për shprehje demokratike”.
Si dënim kryesor, Gjykata e Apelit e Parisit e dënoi Marine Le Pen me tre vjet burg, dy prej të cilave ishin me kusht.
Ajo urdhëroi që pjesa e dënimit pa kusht të vuhej nën monitorim elektronik.
Udhëheqësja e ”Tubimit Kombëtar” (RN) u shpall fajtore për përvetësim të fondeve publike evropiane, në cilësinë e saj si anëtare e Parlamentit Evropian, dhe për bashkëpunim në përvetësim të fondeve publike, në cilësinë e saj si presidente e partisë.
Ajo gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej 100.000 eurosh.
