Të fundit

iOS 16 do të bllokojë mesazhet spam

Nëse jeni një përdorues i iOS, me shumë mundësi keni përdorur “Report Junk” sa herë që keni marrë një mesazh spam në iMessage duke dërguar informacion direkt tek Apple.

Me versionin beta të iOS 16 po testohet një funksionalitet i ri me disa operatorë celularë. Përdoruesit të cilët raportojnë mesazhe SMS si spam, do të dërgojnë numrin e telefonit dhe përmbajtjen e tekstit tek Apple dhe operatori celular njëkohësisht.

Raportimi i një mesazhi si spam nuk do të bllokojë numrin dhe përdoruesit ende duhet ta bëjnë manualisht. Raportimi i mesazheve të padëshiruara tek një operator celularë normalisht kërkon dërgimin e të gjithë mesazhit drejt një numri katër shifror.

Funksionaliteti i ri do tu kursejë përdoruesve këtë bezdi. Mesazhet spam dhe ato mashtruese po shtohen kohët e fundit dhe po përdoren për të dërguar skema të vjedhjes së informacioneve.

Pothuajse 12 miliardë mesazhe spam dërgohen çdo muaj sipas të dhënave të aplikacionit kundër spam RoboKiller. /PCWorld Albanian

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci