Të fundit

Nagavci mohon përfshirjen në emërimin e përkrahësit të VV-së në UP, por e pranon një faj

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka komentuar procesin e emërimit të anëtarëve të Këshllit Drejtues të UP-së, në mesin e të cilëve janë përkrahësi i VV-së, Rifat Krasniqi dhe i dyshuari për plagjiaturë, Selim Bezeraj.

Në Facebook ajo shkruan se zgjedhjet e reja në UP nxorën situatë të vjetër, teksa shton se Qeveria nuk ka ndërhyrë në proces.

Mirëpo Nagavci e ka pranuar që ministria të cilën ajo e udhëheq ka dështuar në parandalimin e kapjes së Këshillit Drejtues të universitetit publik.

“Edhe kësaj radhe zgjedhjet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ nuk arritën të prishin qarkun e vicioz të riprodhimit të vetvetes. Zgjedhje të reja nxorën situatë të vjetër. Një qeveri për herë të parë nuk ndërhynë fare dhe vendos të respektojë autonominë e Universitetit dhe kjo duket se është kostoja e rëndë e një sjelljeje normale qeveritare”, shkruan ajo.

“Siç dihet Ministria e Arsimit dërgon 4 anëtarë për Këshilli Drejtues, prej të cilëve jemi munduar të bëjmë më të mirën, me ç’rast kemi dërguar anëtarë me integritet e kredibilitet profesional e personal, prej tyre 50% gra, të cilët angazhohen çdo ditë që gjendja në këtë Universitet të ndryshojë për të mirë”, shton ministrja.

Nagavci thotë se zgjedhjet e sotme dëshmuan mungesën e kapacitetit të UP-së për ndryshime pozitive.

Ministrja e Arsimit shkruan se betejën për çlirimin e institucionit arsimor nuk do ta ndalin.

“Si Ministre, Qeveri dhe si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit duam të bëjmë të ditur që betejën për çlirimin të secilit institucion arsimor të vend nuk do ta ndalim. Universitetin do ta bëjmë vend të dijes dhe shkencës, ku vlojnë diskutimet e dalin idetë, dhe jo vend ku mësohet krimi e korrupsioni e zhvillohet klientelizmi. Universiteti duhet të jetë vend jo vetëm ku mësojmë dhe studiojmë për të mirën e interesin publik, por edhe i jetësojmë ato”, përfundon ajo.

Kujtojmë se krahas Bezerajt dhe Krasniqit në Këshillin Drejtues të UP-së sot u emëruan edhe Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci