Të fundit

Një vit pas transferimit, PSG-ja nuk e dëshiron Wijnaldum

Gjiganti francez, Paris Saint-Germain, si duket e ka filluar operacionin “fshesa”, ku spekulohet për largime të shumta nga skuadra këtë verë.

Njëri nga lojtarët e konfirmuar që do të largohet është edhe ylli argjentinas, Angel Di Maria, për të cilin interesim serioz ka shprehur Juventusi.

Ndërkaq, sipas disa raportimeve tjera, tjetër lojtari të cilit i është treguar dera te PSG është edhe Georginio Wijnaldum.

Mesfushorit holandez i është dhënë drita e gjelbër për tu larguar nga klubi, dhe ka afat deri në mbyllje të kësaj merkatoje për të gjetur një klub të ri.

Një vit që prej kalimit nga Liverpooli te Paris Saint-Germain, Wijnaldum arriti të bëjë 38 paraqitje në të gjitha garat për gjigantin francez, duke regjistruar tre gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci