Këngëtari nga Ferizaji, Mentor Haziri ka reaguar shumë ashpër ndarë Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Kjo deklaratë e tij vjen pasi që ai nuk u pranua në festivalin e këngës në RTSH, edhe pse kishte konkurruar me një këngë që ai tha se e “punoi në Irlandë”
Një deklaratë me akuza të shumta në drejtim të këtij Festivali, ku ai akuzohet për korrupsion dhe gjëra të tjera ka ardhur nga këngëtari Mentor Haziri, i cili ka thënë se korrupsioni vlon në korridorit e televizionit publik shqiptar.
“Në të kaluarën ma kane thënë që është festival i ndytë e i zhytun në korrupsion ku kënga shitet me pazare neper korridore shume kohë para – kurrë s’kam besu sepse jam rrit duke pa atë Festival me këngëtarë të vjetër e ikona të asaj kohe”, ka thënë ndër të tjera Haziri.
