Të fundit

LDK-ja synon miratimin e rezolutës për uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën

Lidhja Demokratike e Kosovës synon përmes miratimit të rezolutës në seancën e së hënës në Kuvend, të ulet akciza dhe TVSh-ja për naftën. Në partinë opozitare, kritikojnë kryeministrin, Albin Kurti, për mungesë të vendimmarrjes për të ndihmuar qytetarët. Derisa, akuzojnë kreun qeveritar për mosmbajtje të premtimeve dhe prishje të raporteve me aleatët ndërkombëtar.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, thotë se ngritja e çmimeve është bërë e papërballueshme për qytetarët e Kosovës. Sipas saj, ekzekutivi duhet t’i marrë për bazë masat që janë propozuar nga LDK-ja për krizën ekonomike në vend.

“Ne si LDK kemi tjera kauza, pasi jemi edhe duke kritikuar qeverinë, por edhe duke thënë alternativat tona në vazhdimësi, nuk po kritikojmë veçse jemi opozitë, por po japim edhe propozimet për zgjidhje. LDK-ja ka dhënë propozim për largimin e akcizës dhe TVSh-së për naftën, për shtrenjtimin e çmimeve enorme në Republikën tonë, ju e dini se z.Kurti kur ka qenë në opozitë ka thënë se Kosova është bërë vend i papërballueshëm për qytetarët e Kosovës. Tani pikërisht me Qeverinë Kurti, qytetarët e kanë të papërballueshme jetën në Kosovë, pasi çmimet janë rritur jashtëzakonisht shumë, nafta e deri te produktet esenciale”, thotë ajo.

Sipas deputetes opozitare, kryeministri nuk e ka mbajtur asnjë premtim të tij prej kur ka ardhur në pushtet.

Z.Kurti prej kur ka ardhur në pushtet asnjë premtim nuk e ka mbajtur. Z.Kurti që ka kundërshtuar Pakon e Ahtisarit, tani po thirret në të. A është z.Kurti kur buka ka qenë 30 cent, ai që ka bërë protesta dhe ka kundërshtuar, tani sa janë rritur çmimet e bukës? A është z.Kurti që ka realizuar protesta ku kanë humbur edhe jetë qytetarët tanë? A është zotëri Kurti që është thirrë në Astrit Deharin dhe tani a është zbardhur rasti i tij?”, deklaroi Bunjaku-Rexhepi.

Ajo akuzon kreun qeveritar se ka prishur edhe raportet me aleatët ndërkombëtarë, përfshirë edhe Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në raport me bashkësinë ndërkombëtare i ka prishur raportet me gjitha shtetet aleate tona që i ka ndërtuar presidenti Rugova me dekada me radhë. Tani nuk kemi raporte të mira, lëre më me ShBA-të dhe BE-në, por nuk kemi raporte të mira as me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut”, shtoi ajo.

Krahas këtyre, deputetja e LDK-së i bëri apel ekzekutivit që veteranët e UÇK-së mos t’i largojë nga paga minimale.

“Ne jemi për pastrimin e listave, jemi që veteranëve t’iu lejohet edhe një punë të punojnë dhe të mos largohen nga paga minimale. Ata duhet të jenë në këtë projektligj dhe t’i jepet kohë prokurorisë që të pastrojë listat e veteranëve”, përfundon Bunjaku-Rexhepi.

Të hënën do të mbahet debati parlamentar në Kuvend, i iniciuar nga LDK-ja, lidhur me ngritjen e çmimeve në vend. /KSP

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci