Të fundit

Shaqir Totaj raporton në Polici se është kanosur nga ish-deputeti Zafir Berisha

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka raportuar në Polici se është kanosur nëpërmjet telefonit nga ish-deputeti Zafir Berisha.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës rasti është raportuar të shtunën, ndërsa është njoftuar se ka pasur kanosje përgjatë tri ditëve.

I dyshuari, Berisha, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Më datën 25.06.2022, viktima ka raportuar rastin në Polici se ka qenë i kanosur përmes telefonit nga një i dyshuar Z.B. për tri ditë. Pas pranimit të informatës, viktima është intervistuar lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dhënë urdhër që të intervistohet i dyshuari. Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e kanë shoqëruar të dyshuarin, i cili është intervistuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si ‘kanosje’. Rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Prizren”, ka njoftuar për Paparacin zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci