Të fundit

Reagon Mirsad Shkreta pasi iu vodhën 50 mijë euro në banesë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta ka reaguar pas vjedhjes në banesën e tij, ku hajnat morën 50 mijë euro dhe një sasi të madhe të dukatit.

Ai ka thënë se ka njoftuar organet e Policisë dhe konform kërkesave të tyre, teksa ka shtuar se ky rast nuk ka të bëjë asgjë me deklarimin e pasurisë së tij, teksa pretendon se këtë obligim e ka përmbushur sipas ligjit dhe se është duke u sulmuar padrejtësisht.

Shkreta, në deklarimin e të cilit nuk figurojnë mjetet financiare që pretendon se iu kanë vjedhur, ka thënë se deklarimin e tyre do ta bëjë në mars të vitit 2023.

“Rrugëtimi im profesional nuk është vetëm në fushën e politikës. Për të gjithë opinionin e gjerë, ne jemi një çift mjekësh, të cilët e ushtrojnë me nder e dinjitet këtë profesion prej më shumë se 20 vitesh dhe gëzojnë respektin e të gjithë pacientëve, studentëve, kolegëve dhe të njohurve të tyre. Vetëm që 1 vit e gjysëm kam marrë detyrën e deputetit, asnjëherë nuk kam pasur pozita ekzekutive dhe i kam përmbushur sipas ligjit të gjitha obligimet e mia në lidhje me deklarimin e pasurisë. Të njëjtën do ta bëj edhe për deklarimin e këtij viti në mars të vitit 2023, ashtu siç thotë ligji. Prandaj, tendenca për ta lidhur gjithçka me këtë post është qëllimkeqe dhe thellësisht e padrejtë, aq më tepër kur e njëjta lidhet edhe me qëndrimet dhe deklarimet e mia politike”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se këto para, Shkreta nuk i kishte të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci