Të fundit

Shefi i AKK-së deklarohet për paratë e Mirsad Shkretës

Agjencia Kundër Korrupsionit është deklaruar për rastin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkretës, i cili pretendon se i janë vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij.

Drejtori i AKK-së, Ylli Buleshkaj për Papracin ka thënë se raporti i dorëzuar nga deputeti, e mbulon periudhën për vitin e kaluar, derisa raportimi për pasurinë, të hyrat do të bëhet në vitin 2023.

Buleshkaj theksoi se nëse rasti vërtetohet që të hollat janë mbajtur kesh, dhe nuk janë raportuar mund të konsiderohet shkelje.

“Raporti i dorëzuar përmes formularit të pasurisë nga deputeti, e mbulon periudhën kohore 1 janar-31 dhjetor 2021. Raportimi për pasurinë, të hyrat, etj bëhet në vitin 2023. Në rast që mund të vërtetohet që të hollat janë mbajtur kesh nga viti i kaluar, dhe nuk janë raportuar mund të konsiderohet shkelje”, tha Buleshkaj për Paparacin.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimin për rastin e raportuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, i cili ka pretenduar se i janë vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij në Prishtinë.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me këtë rast, por nuk ka treguar nëse Shkreta do të hetohet për mosdeklarim të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

“Për rastin e ‘Vjedhjes së rëndë’ janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale. Meqenëse rasti është në hetime, aktualisht nuk mund të japim informata shtesë, andaj për zhvillimet e tjera do të njoftoheni në kohë”, ka thënë Ulaj.

Sipas raportit të AKK-së, Shkreta ka deklaruar se posedon dy llogari bankare, me gjithsej 101 mijë e 689 euro në emër të tij.

Ai ka deklaruar edhe paratë në tri llogaritë e bashkëshortes së tij, që gjithsej janë 21 mijë e 98 euro.

Rastin e raportuar nga Shkreta në polici e kanë komentuar figura opozitare.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci