Të fundit

Mefi reagon për Totajn – Berishën, hesht për Mirsad Shkretën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas kanosjes që Zafir Berisha ia ka bërë kryetarit të Prizrenit Shaqir Totaj.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Bajqinovci ka përmendur edhe raste të tjera të ndodhura në të kaluarën, ku thotë se këta njerëz tani ndihen në siklet nga rendi dhe ligji. Sipas tij, “për ta shtet nuk ka pasur deri tash, ata ishin vet shteti”.

“Vite më parë patëm parë djemtë e Grabovcit që rrahën Policët e Kosovës, ditë më parë Sami Lushtaku duke reaguar mbi deklaratat e zyrtarëve të qeverisë kishte përdorur fjalë prej më banaleve, që nuk i takojnë asnjë njeriu të zakonshëm se lëre më një prej figurave kyqe të PDK-së. Pas ca ditësh pamë videon se si Zafir Berisha mësynë për ta goditur zyrtarin e Policisë së Kosovës i cili ishte marrë me veturën e tij të parkuar gabimisht, poashtu paskan filluar kërcënimet edhe brenda llojit në Prizren”.

Mrgjithatë, deputeti Bajqinovci, ka zgjedhur  të hesht lidhur me vjedhjen e 50 mijë eurove te bashkëpartiakut Mirsad Shkreta, i cili këtë shumë të parave nuk e kishte deklaruar në AKK.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci