Të fundit

Parandalohet një rast i kontrabandës me cigare në Han të Elezit, shoferi iku

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia patrulluese gjatë ditës së djeshme në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit kanë vërejtur një automjet të dyshuar dhe menjëherë kanë marrë veprime për ta ndaluar.

Drejtuesi i automjetit, me të vëne re se është pikasur nga patrullat policore kufitare, ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë.

Policia ka tërhequr automjetin me targa të Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit është vërejtur se kishte të ngarkuar 487.5 kilogramë duhan i gatshëm për treg.

360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit lord,

79 pako x 500 gr = 39.5 kg, të llojit marlboro

60 pako x 500 gr = 30 kg, të llojitl lord

60 pako x 500 gr = 30 kg të llojit dunhill

80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit davidof

80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit west

20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit royal

20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit virginia.

 

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci