Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, 24 vjeçare, ka kurorëzuar dashurinë duke u martuar me Asser Malik.
Yousafzai, u martua në një ceremoni të vogël të organizuar në shtëpinë e saj në Birmingham, kjo u bë e ditur përmes një postimi qe ajo e ka bërë në Instagram.
Në fotografitë e publikuara, ajo shihet e veshur me një fustan ngjyrë roze dhe e buzëqeshur krahë bashkëshortit të saj.
Malala Yousafzai nga Pakistani, ka fituar Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 2014.
Ajo njihet për fushatat e saj kundër shkatërrimit të shkollave për femra nga ana e Talebanëve në Pakistan.
Në tetor të vitit 2012, ajo ishte qëlluar në kokë nga talibanët, në luginën Suat të Pakistanit.
Para se kjo të ndodhte, Malala kishte shkruar një blog, në të cilin përshkruante jetën nën presionin e talibanëve dhe kishte shprehur pikëpamjet e saj mbi çështjen e edukimit të femrave.
Today marks a precious day in my life.
Asser and I tied the knot to be partners for life. We celebrated a small nikkah ceremony at home in Birmingham with our families. Please send us your prayers. We are excited to walk together for the journey ahead.
📸: @malinfezehai pic.twitter.com/SNRgm3ufWP— Malala (@Malala) November 9, 2021
