Këngëtarja dhe ikona e muzikës, Diana Ross, 77 vjeçare, ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin e Glastonbury 2022, ajo poashtu ka lansuar këngën e re “I still Believe”.
Diana Ross, përmes një postimi në Twitter, ka konfirmuar se do të këndojë në Glastonbury 2022 që do të mbahet më 26 qershor.
“Jam shumë e lumtur dhe e kënaqur që me në fund do të ju shoh në Glastonbury”, ka shkruar ikona e muzikës, Ross.
Ros, ka lansuar edhe këngën e saj të re “I Still Believe”, e cila është pjesë e albumit të saj të ri “Thank You”.


