Të fundit

E frikshme: Teknologjia e re ushtarake izraelite mundëson të shihet përtej murit

Sipas një raporti, teknologjia e re ushtarake izraelite i mundëson përdoruesit të zbulojnë objekte dhe njerëz pas mureve duke përdorur një algoritëm gjurmimi të bazuar në AI, shkruan Business Insider.

XAVER 1000, i prodhuar nga kompania izraelite e zgjidhjeve të xhirimeve, Camero-Tech, u ekspozua për herë të parë në ekspozitën Eurosatury 2022 në Paris, Francë.

Ai është pjesë e familjes së produkteve “See Through Walls” (Shiko përtej mureve), të cilat, sipas kompanisë, ofrojnë informacion në kohë reale për objektet dhe njerëzit të fshehur pas mureve, transmeton Paparaci.

Camero-Tech pretendon se XAVER-1000 i ri është një sistem esencial për ushtritë, forcat e rendit, njësitë e inteligjencës dhe ekipet e kërkimit dhe shpëtimit.

Në kompani kanë thënë se ky është një mjet i ri për operacionet taktike, pasi mund të zbulojë praninë e jetës në dhoma, numrin e njerëzve dhe distancën e tyre nga sistemi, lartësinë dhe orientimin e objektivit, si dhe shfaqjen e përgjithshme të hapësirës.

Teknologjia mund të shfaqë objekte të gjalla, pas mureve, në rezolucion aq të lartë sa që mund të zbulojë nëse është personi ulur, është në këmbë ose i shtrirë, edhe nëse ai është i palëvizshëm për një periudhë të konsiderueshme. Pjesët specifike të trupit janë gjithashtu të zbulueshme, ka thënë kompania.

Përdorimi i tij është i lehtë dhe kërkon trajnim minimal, raportoi Shephard Media, dhe kërkon vetëm një përdorues të vetëm që të përdorë një ndërfaqe të thjeshtë në një ekran të integruar nga 10,1 inç me touchsreen (prekje).

Mund të depërtojë përmes materialeve më të zakonshme të ndërtimit, thonë në Camero-Tech./Paparaci

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci