Politikani serb Nenad Canak ka thënë se Rusisë nuk i ka mbetur asgjë në tokën evropiane përveç Serbisë dhe se gjëja kryesore është t’i bëhet presion Vuçiçit që të mos vendosë sanksione.
Më tej ka shtuar se Moska po planifikon vrasjen e Vuçiçit dhe luftën në Ballkan. Ai ka deklaruar se nëse Vuçiç mund të vritet nga agjentët rusë. Canak tha se BE-ja nuk e kupton se Rusia mund të provokojë luftë në Ballkan.
“Atëherë e shihni sa të paaftë janë këta euroburokratët e Brukselit. Tani, befas, Ukraina është një temë e nxehtë, kështu që ata e kuptuan se atje ku Rusia vendosi çizmet, do të ketë një luftë, kështu që ata duan të tërheqin Moldavinë në BE.
Por ata anashkalojnë faktin se sa e lehtë është të provokosh një luftë në territorin e Ballkanit Perëndimor”, tha Çanak, duke shtuar se lufta fillimisht do të fillonte në territorin e Bsonjës dhe më pas do të përhapej në vendet e tjera.