Të fundit

Vetura godet dy vajza në Prishtinë – shoferi arratiset nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’, përkatësisht në lagjen Aktash në Prishtinë.

Vetura ka goditur dy vajza këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime trupore – ndërkaq shoferi menjëherë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë  një  veturë dhe dy këmbësore,  të cilat kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Borovci për Paparacin.

Lajmin e ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ato janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.

“Të njëjtave u është ofruar trajtimi i  nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me  rrethanat e këtij aksidenti.

Rasti ka ndodhur rreth orës: 22:00”, ka thënë tutje ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci