Të fundit

Emisari Lajçak zbulon arsyen “më të rëndësishme” pse nuk u hoqën vizat për Kosovën

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka thënë se bashkëndjen fuqishëm me kosovarët për çështjen e liberalizimit të vizave

Ai në Kallxo Përnime, tha se kjo çështje është në duart e 27 vendeve anëtare të BE-së dhe ka bërë me dije që asnjëherë nuk e kanë kushtëzuar dialogun me vizat, sepse sipas tij këto janë dy agjenda dhe çështje krejtësisht të ndara.

Duke shpejguar arsyet e mungesës së vendimit për vizat, Lajçak tha se “më e rëndësishmja është se ata (vendet anëtare) duan garanci që liberalizimi i vizave nuk do të keqpërdoret”.

“Ju duhet të pyesni vendet anëtare nëse kanë probleme me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe nëse po, të pyesni qartë se cili është problemi specifik. Zakonisht ajo që ndodh është që ministritë e punëve të jashtme kanë qasje më pozitive, ndërsa ministritë e punëve të brendshme të vendeve anëtare janë më të kujdesshëm, më të rezervuar apo kanë qasje më negative”, tha Lajçak.

Përfaqësuesi Special i BE-së tha se jo çdo shtet të cilit i janë hequr vizat është konsideruar rast i suksesshëm.

Në një mënyrë, sipas tij, Kosova po e paguan çmimin e shembujve të kaluar që nuk funksionuan më së miri.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci