Pas transferimit të Kristjan Asllanit, skuadra e Interit i ka hedhur sytë drejt mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.
Asllani së bashku me Lukakun kanë përfunduar testet mjekësore në Milano, ndërsa Interi po mendon për forcimin e repartit defanisv.
Sipas “TuttoSport”, orët e fundit është bërë aktual emri i Marash Kumbullës, mbrojtësit të kombëtares shqiptare dhe të Romës.
Kumbulla nuk është titullar për Mourinhon, por tekniku portugez gjithashtu nuk dëshiron ta shesë. Kumbulla mund të jetë titullar tek Interi vetëm nëse largohen Skriniar dhe De Vrij njëkohësisht.
