Trajneri i ri i Prishtinës, Ismet Munishi, i cili njëherësh ushtron edhe rolin e drejtorit sportiv në klub, ka filluar punën e tij me largimet e para nga ekipi.
Klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin Sadam Sulley, i cili ishte transferuar në janar nga skuadra sllovake, FK Senica.
Sulley ka arritur të shënojë shtatë gola në 16 ndeshje sa ishte paraqitur me klubin bardhë e kaltërt, por siç duket ai nuk bënë pjesë në planet e Munishit.
“FC Prishtina dhe sulmuesi Sadam Sulley e kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe zyrtarisht. 25-vjeçari iu bashkua “bardhekaltërve” në janar të këtij viti nga skuadra sllovake FK Senica.
Sulley është paraqitur në total në 16 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me ekipin kryeqytetas dhe i ka realizuar shtatë gola.Stafi i FC Prishtinës e falënderon përzemërsisht futbollistin shtatlartë për kontributin e dhënë në skuadër dhe i dëshiron shëndet e suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit.
