Skuadra angleze, Hull City ka ofruar 12 milionë euro për blerjen e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.
Mallorca është tërhequr nga gara për shkak të çmimit të lartë të 28-vjeçarit, teksa nuk ka vonuar shumë dhe është paraqitur skuadra angleze.
Lazio ka për qëllim kryesor largimin e Muriqit nga ekipi, pasi dështoi ta tregonte vetën për një periudhë një vjeçare derisa ndodhej te klubi italian dhe duke parë ofertën e Hull City reprezentuesi kosovar ka gjasë të madhe të vazhdojë karrierën e tij në Angli.
Për Muriqin ishin interesuar edhe Fenerbahçe dhe Galatasary, por asnjëra prej ekipeve nuk kishte bërë ndonjë ofertë zyrtare.
Sulmuesi kosovar realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 paraqitje me ekipin ishullor gjatë pjesës së dytë të sezonit.
