Të fundit

Batatina kopjon Munishin, i kërkon një favor luksi FFK-së

Trajneri i klubit të futbollit Llapi, Tahir Batatina, ka kërkuar mbështetje financiare nga Federata e Futbollit e Kosovës, për vendosjen e reflektorëve në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Kërkesa e Batatinës vjen vetëm disa ditë pasi rivali i tij, Ismet Munishi, bëri të ditur se klubi i futbollit Prishtina, do ti zhvillonte ndeshjet e sezonit të radhës nën dritat e reflektorëve të stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Ndeshjet do t’i zhvillojmë në mbrëmje. Do të luajmë me reflektor dhe pres përkrahje maksimale të qytetit të Prishtinës”, kishte thënë Munishi.

Batatina ka kërkuar ndihmë financiare nga Federata e Futbollit e Kosovës për ndriçimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”, kurse ka shprehur një kërkesë edhe për Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Podujevës.

Trajneri i Llapit ka bërë të ditur se ai ka përfunduar ndriçimin për seancat stërvitore, mirëpo për ta ndriçuar gjithë stadiumin ai pret ndihmë nga shtëpia e futbollit kosovar.

“Kryesia e klubit ka vendosur ti kryej në mënyrë vetanake, vendosjen e reflektorëve për ndriçim për seancat stërvitore që do t’i mbajmë në mbrëmje në këto kohëra të nxehta. Presim që FFK të na mbështes me vendosjen e reflektorëve për ndeshje, nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe komuna e Podujeves mbulojën e tribunave sepse besoj e meritojnë qytetarët e Llapit, “Legjendat” dhe kryesia e klubit”, thuhet në njoftimin e Tahir Batainës.

Llapi ka arritur garat evropiane, mirëpo ndeshjet e rrethit të parë kualifikues për Ligën e Konferencës do ti zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Deri më tani UEFA ka licencuar vetëm stadiumin “Fadil Vokrri” për zhvillimin e ndeshjeve evropiane, edhe pse Batatina akoma shpreson se UEFA do ta ndryshojë vendimin e saj.

Llapi do të takohet me ekipin e Buduqnostit nga Podgorica më 7 korrik, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Konferencës./Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci