Kombëtarja e Kosovës në basketboll për konkurrencën e femrave, ka arritur fitoren e parë në kuadër të Kampionatit Evropian për Shtetet e Vogla. Kosova shënoi fitore përball Andorrës me epërsi dyshifrore.
Kosova shënoi fitore me rezultat final 77:56, ku më e dalluara ishte basketbollistja kosovare, Saranda Daci.
Daci arriti të shënonte 18 pikë, ndërsa arriti edhe nëntë kërcime. Pas Dacit, ekipi u ndihmua edhe nga Era Shatri me nëntë pikë, e Aulona Muhadri me shtatë sosh.
Ndeshjen e radhës, Kosova e luan të enjten kundër Përfaqësueses së Qipros.
