Basketbollisti i Charlotte Hornets, Miles Bridges është arrestuar të mërkurën mbrëma për dhunë ndaj një gruaje në Los Angeles.
Briges thuhet se pas një konflikti verbal me një grua filloi të ushtronte dhunë ndaj saj. Fillimisht basketbollisti ishte larguar, për tu dorëzuar më pas vetë në polici, raporton TMZ Sports.
Ylli i NBA, i cili njëkohësisht është edhe reper është liruar nga burgu pasi pagoi garancinë prej 130.000 dollarëve.
