Çështja e kalimit të sulmuesit polak, Robert Lewandowski nga Bayerni në Barcelonë duket se do të zgjasë edhe për shumë gjatë.
Pas refuzimit të dy ofertave nga blaugranët, drejtuesit e klubit katalunas dërguan edhe një ofertë të tretë dje drejt Bayernit, mirëpo e njëjta është refuzuar nga bavarezët.
Barcelona kishte ofruar dje 40 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, por Bayerni e ka bërë të qartë se kërkon vetëm 50 milionë euro për shërbimet e 33-vjeçarit.
Kontrata e Lewandowskit skadon në verën e vitit 2023, derisa ai ka qenë i qartë se ai beson se koha e tij në klubin gjerman ka marrë fund. Ai dëshiron të largohet këtë verë dhe Barcelona është vendi ku ai dëshiron të shkojë.
