Të fundit

Basketbollisti amerikan “kërcënon” Prishtinën: M’i dërgoni paratë

Ish-basketbollisti i klubit të basketbollit Prishtina, Kenny Brown, është ankuar se klubi prishtinas nuk i ka përmbushur obligimet financiare ndaj tij.

Brown, zgjodhi që përmes Instagramit të tij të tregonte për problemin që ka me klubin, teksa kërkesa e vetme e tij ishte shlyerja e borxhit nga ana e klubit, raporton Paparaci.

“Ju kam paralajmëruar, më dërgoni paratë dhe nuk do të them asgjë në rrjetet sociale, është në duart tuaja”, thuhet në postimin e Brown.

Brown, po ashtu ka zgjedhur që problemin e tij ta shfaq pothuajse në çdo postim të klubit prishtinas në Instagram.

Amerikani i është drejtuar me kërkesë direkte edhe presidentit të klubit, Burim Marajt, ish-këshilltar i ish-ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi.

Maraj, po ashtu është ortak në një biznes me Blerand Stavilecin, një tjetër figurë të rëndësishme të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo dukuri është e njohur për ekipet kosovare, pasi që në të kaluarën ankesa ka pasur edhe në drejtim të Pejës, Yllit e Trepçës.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci