Të fundit

Konfirmohet debati Vitia – Rama: televizioni, data dhe ora

Arben Vitia dhe Përparim Rama, dy kandidatët për Komunën e Prishtinës, kanë pranuar të ballafaqohen me njëri-tjetrin në debat televiziv.

Ata, dalin sot në një debat të moderuar nga moderatori Adriatik Kelmendi.

Debati nis në orën 20:45 në televizionin Klan Kosova.

Në zgjedhjet komunale të 17 tetorit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arben Vitia, ka fituar 42.26 për qind të votave, ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka fituar 29.34 për qind.

Sipas Ligjit për zgjedhjet lokale, nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave, plus një votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të organizojë raundin e dytë ndërmjet dy kandidatëve që kanë fituar më së shumti vota.

Sipas këtij Ligji, raundi i dytë mbahet katër javë pas mbajtjes së raundit të parë, apo, në këtë rast, më 14 nëntor.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci