Të fundit

Pas 14-të largimeve, Prishtina zyrtarizon prurjen e re

Klubi i futbollit Prishtina vetëm dje ka njoftuar për shkëputjen e kontratave me nëntë futbollistë, ndërsa që nga përfundimi i sezonit nga klubi prishtinas janë larguar gjithsej 14-të futbollistë.

Pas largimeve të shumta, Prishtina sot ka njoftuar për ardhjen e re në klub. Endrit Baholli nga sot do të jetë futbollisti më i ri i klubit, i cili ka arritur një kontratë tre-vjeçare me klubin bardhë e blu.

Baholli është vetëm njëri prej shumë transferimeve që pritet të ndodhin në kryeqytet. Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi kishte njoftuar se gjithsej te Prishtina do të transferohen 10-të futbollistë.

Baholli luan si mesfushor ofanziv dhe gjatë gjithë karrierës së tij është aktivizuar për 2 Korrikun, teksa ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci