Të fundit

Ukraina demanton ushtrinë ruse, publikon video të dëbimit të tyre nga Ishulli i Gjarprit

Ministria ruse e Mbrojtjes sot njoftoi se ka tërhequr trupat e saj nga Ishulli i Gjarprit, që e kishin pushtuar nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Madje tentuan të shtiren si njerëz “të vullnetit të mirë”, duke pretenduar se po e bëjnë për t’i hapur rrugë korridoreve humanitare dhe eksportimit të drithërave të Ukrainës.

Por ushtria ukrainase po e jep një version tjetër, që duket se rusët nuk deshën që të bëhet publik. Në fakt një operacion ushtarak i Kievit bëri që rusët të tërhiqen.

E për ta dëshmuar këtë, ata publikuan edhe video të këtij sulmi si me dronët Bayraktar ashtu dhe me artileri të rëndë.

Në videon e publikuar nga shtati i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, shihen dronët dhe artileria duke goditur me precizitet mbi mjetet ushtarake të ushtrisë ruse.

Ndryshe rusët në fillim të marsit e patën marrë nën kontroll këtë ishull që konsiderohet si pikë e rëndësishme strategjike, që kur flota e Moskës rrethoi këtë hapësirë dhe në ujëra hodhi mina kundër anijeve.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci