Të fundit

Bashkëshorti i Vjosa Berishës flet pas vdekjes së saj

Regjisorja Vjosa Berisha vdiq të enjten e kaluar në një spital në Londër, ndërsa sot janë mbajtur homazhet në teatrin Kombëtar të Kosovës.

Të pranishëm ishin shumë figura të njohura nga sfera të ndryshme.

Në mbledhjen e mbajtur në të cilën u përkujtua dhe u nderua jeta dhe veprimtaria e Vjosa Berishës foli edhe bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.

Ai i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që ia kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.

“Ju falënderoj të gjithëve që jeni këtu sot, që të ndani dhimbjen me familjet tona Berisha dhe Istrefi. Do t’i falënderoj të gjithë njerëzit nga anë e mbanë bota që e kanë përkrahur Vjosën gjatë sëmundjes së vështirë. Dua të falënderoj mjekët që janë kujdesur për Vjosën, mjekët infermierët, klinikën në Gjermani dhe spitalin në Londër”, ka thënë Berisha.

Ai tutje thotë që Vjosa ka qenë një shpirt luftarak që ka kaluar çdo sfidë në jetë, përveç kancerit.

“Të gjithë ne që jemi këtu e kemi njohur Vjosën, shpirtin e saj luftarak, para të gjithave sfidave. Po të mos ishin sfidat, Vjosa nuk kishte qenë e tillë. Gjitha betejat i ka tejkaluar, ndoshta përveç kësaj. Ajo e ka sfiduar edhe këtë me faktin që i ka dhënë mbështetje shumë njerëzve me sëmundjen e kancerit, sidomos vajzave dhe grave. Ju falënderoj për pjesëmarrjen, ju njoftojmë se varrimi është në varrezat e Prishtinës në ora 17:00”, shton producenti i njohur.

E ndjera, Vjosa Berisha do të varrosët sot në Prishtinë (Arbëri).

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci