Të fundit

Liberalizimi i vizave, lart në agjendë gjatë Presidencës së Çekisë

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë Pavel Bilek dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog kanë prezantuar sot përparësitë e Çekisë gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së.

Bilek ka prezantuar prioritetet e marrëdhënieve të jashtme, duke nënvizuar ato të Ballkanit Perëndimor.

“Progres në negociatat e zgjerimit të BE-së. Mbështetjen e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Mes tjerash, ai ka përmendur edhe liberalizimin e vizave për Kosovën, për të cilën ka thënë se do të jetë lart në agjendën e Presidencës Çeke.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe liberalizimi i vizave për Kosovën”, ka shtuar ai. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci