Të fundit

Arsenali pas talentit 17-vjeçar të Fenerbahçes

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka piketuar një talent të madh të futbollit turk.

Arda Guler, pjesë e Fenerbahce, është objektivi i klubit londinez dhe mediat në Turqi raportojnë se Arsenali ka nisur nga puna për ta përmbyllur këtë operacion në merkato.

I lavdëruar edhe nga Mesut Ozil, Fenerbahçe për futbollistin 17-vjeçar kërkon 25 milion paund.

Guler sezonin e fundit në Superligën e Turqisë është aktivizuar në 12 ndeshje në kampionat, vetëm dy herë si titullar, por kjo nuk e ka ndalur atë të shënojë tre gola.

Të interesuar për shërbimet e talentin 17-vjeçar janë edhe Barcelona e Paris Saint-Germain.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci