Të fundit

Javën e ardhshme shqyrtohet Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë

Të enjten e javës së ardhshme, më 7 korrik, do të shqyrtohet në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme.

Kështu ka thënë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mbahet seanca e radhës e kuvendit në të cilën do të shqyrtohen edhe projektligje të tjera, përfshirë Projekt-Kodi i Procedurës Penale.

Me kërkesë ka dalë edhe Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Ai ka kërkuar nga shumica që projektligji për deklarimin e pasurisë të kthehet komision dhe të largohet kategoria e mjekëve dhe profesorëve.

“I kërkoj edhe njëherë mazhorancës ta rikthejë në rishqyrtim çështjen e deklarimit të pasurisë. I kërkojmë të reflektojë, ta kthejë projektligjin në komision, t’i largojmë këto kategori”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së kryesisë. /Paparaci/

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci