Skuadra e njohur angleze, Burnley e udhëhequr nga legjenda Vincent Kompany është duke punuar për të arritur një marrëveshje me Cityn për tranasferimin e portierit kosovar, Arijanet Muriç.
Sipas raportimeve nga prestigjiozja Athletic, Burnley është i prirur të nënshkruajë me 23-vjeçarin kosovar dhe bisedimet janë në vazhdim.
Muriç sezonin e fundit e kaloi në huazim te skuadra turke, Adana Demirspor. Përpos Burnleyt interesim për të siguruar shërbimet e Muriç është shprehur edhe Demirspor.
23-vjeçari ka qenë në Manchester City që nga viti 2015, por ka luajtur vetëm pesë ndeshje për kampionët në fuqi të Premier League, me të gjitha ato paraqitje në Carabao Cup.
Ai ka kaluar disa sezone në formë huazimi dhe ka luajtur katër herë në Championship për Nottingham Forest në sezonin 2019-2020, më së fundi duke luajtur për Demirspor në Super Ligën Turke.
