Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e radhës. “Bardhë e kaltërit” kanë arritur marrëveshjen me futbollistin e Ballkanit, Ramiz Bytyqi.
Prishtina ka njoftuar se Bytyqi ka firmosur kontratë trevjeçare.
23-vjeçari luan në krahun e djathtë të mbrojtjes kurse ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses U19 e U21 të Kosovës.
