Mohamad Salah ka nënshkruar kontratë të re me Liverpool, pasi kontrata e tij aktuale do të përfundonte në fund të sezonit.
30 vjeçari ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me “The Reds”.
Në marrëveshjen e tij të re, Salah tha: “Ndihem mirë dhe jam i emocionuar për të fituar trofe me klubin. Është një ditë e lumtur për të gjithë.
“Duhet pak kohë, mendoj unë, për t’u rinovuar, por tani gjithçka është bërë, kështu që ne vetëm duhet të përqendrohemi në atë që vjen më pas.
“Mendoj se jemi në një pozicion të mirë për të luftuar për gjithçka. Kemi edhe nënshkrime të reja. Thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, të kemi një vizion të mirë, të jemi pozitivë dhe të vazhdojmë përsëri për gjithçka.”
Egjiptiani ka luajtur për Liverpool që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga Roma italiane.
Që atëherë ai është bërë një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e klubit, duke fituar Premier League, FA Cup, League Cup dhe Champions League, si dhe Superkupën dhe Kupën e Botës për Klube.
Në total, ai ka bërë 254 paraqitje për Liverpoolin, duke shënuar 156 gola.
— Mohamed Salah (@MoSalah) July 1, 2022
