Skuadra e Ballkani nuk do të mund të llogarisë në futbollistin e tyre, Rustem Hoxha pasi që ai pësoi një lëndim i cili do ta mbajë larg fushës.
Hoxha ka këputur ligamentin e gjurit gjatë ndeshjes miqësore kundër Shkupit.
Pas ekzaminimeve të kryera është kuptuar që Hoxha do të mbetet për disa muaj jashtë fushave të blerta.
Ballkani më 5 korrik do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të garave evropiane, por për fat të keq do të paraqitet pa futbollistin e tyre, Rustem Hoxha.
