Të fundit

Alban Ramosaj i reagon ashpër Mentor Hazirit

Festivali i Radio Televizionit Shqiptar që përcakton edhe përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurosong ka shpallur listën e artistëve pjesëmarrës.

Njëria nga ata që nuk arriti të pranohet është Mentor Haziri, i cili përmes rrjeteve sociale ka hedhur akuza të forta kundrejt festivalit.

Mes tjetash ai akuzoi se problemi qëndron se ishte nga Kosova pasi sipas tij ata nuk i duan artistët kosovarë si dhe përmendi korrupsionin.

Këtij shkrimi të Mentorit i ka reaguar ashpër Alban Ramosaj, kënga e të cilit është pranuar për edicionin e këtij viti në RTSH.

Ai ka thënë se vet vie nga Kosova dhe ka akuzuar artistin ferizajas se po nxit helm dhe urrejtje mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë duke i thënë se po i vinte turp nga ato që po i dëgjonte nga ai.

Këtij reagimi të Albanit nuk i ka munguar përgjigja e Mentorit ku insiston se moszgjedhja e tij ishte e qëllimshme.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci