Të fundit

​Situatë e vështirë, Ronaldo kërkon takim direkt me Ten Hag

Cristiano Ronaldo thuhet se do të zhvillojë bisedime për krizën nëpër të cilën po kalon me trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag.

Portugezi shënoi 24 gola në 37 paraqitje në sezonin 2021-22, pasi u kthye në “Old Trafford” verën e kaluar.

Megjithatë, dështimi i United për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve ka bërë që Ronaldo t’i kërkojë klubit të lejohet të largohet nëse marrin një ofertë të përshtatshme këtë verë.

Pavarësisht se Ronaldo shpreh dëshirën për t’u larguar nga klubi, Man United nuk është i gatshëm ta shesë 37-vjeçarin, përcjellë KosovaPress.

Sipas “The Sun”, sulmuesi do të zhvillojë bisedime për krizën me Ten Hag kur të kthehet në stërvitjet parasezonale javën e ardhshme.

Edhe pse United është i vendosur të mbajë ish-lojtarin e Real Madridit, raporti sugjeron se Bayern Munich dhe Napoli po shfaqin interesim për shërbimet e tij, ndërsa një raport i mëparshëm tregoi se Chelsea ishte duke udhëhequr garën për nënshkrimin e sulmuesit.

Kontrata e Ronaldos me Man United do të skadojë verën e ardhshme.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci