Të fundit

Ryshfet, dhunë e korrupsion: Nëntë policë të arrestuar brenda gjashtë muajve

Ryshfet, keqpërdorim i detyrës, dhunë në familje, ngacmim, armë e bixhoz, janë disa nga veprat penale që çuan policët para hetuesve të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.

Në këtë gjashtëmujor, nëntë zyrtarë policorë përfunduan të arrestuar, ndërsa mbi 100 punonjës të Policisë së Kosovës janë nën hetime nga IPK.

Të dhënat përfshihen në raportin gjashtëmujor të IPK-së, të siguruar nga KALLXO.com, i cili tregon se korrupsioni, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, dhuna, ngacmimi dhe vepra të tjera penale vazhdojnë të jenë pjesë e rasteve që po hetohen brenda Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, gjatë periudhës 1 janar- 30 qershor 2026, IPK ka zhvilluar hetime ndaj 117 personave. Prej tyre, 112 janë punonjës të Policisë së Kosovës, ndërsa pesë janë qytetarë.

Në mesin e punonjësve policorë që po hetohen janë 99 zyrtarë policorë, pesë rreshterë, dy togerë dhe gjashtë pjesëtarë të stafit civil.Gjatë kësaj periudhe, Drejtoria e Hetimeve e IPK-së ka dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit 40 kallëzime penale, 21 raporte të veçanta dhe 32 raporte informuese.

Po ashtu, 161 raste janë proceduar në Drejtorinë për Hetime të Brendshme të Policisë së Kosovës, pasi në hetimet paraprake nuk janë konstatuar elemente të veprës penale ose nuk ka pasur dyshim të arsyeshëm për procedim penal.

Sipas raportit, 13 raste janë mbyllur në arkivin e IPK-së pas përfundimit të hetimeve paraprake.Nga 50 rastet penale të regjistruara gjatë kësaj periudhe, 39 janë proceduar në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë, ndërsa 11 në Departamentin për Krime të Rënda.

Statistikat tregojnë se vepra penale më e shpeshtë ka qenë “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, me 19 raste.

Pas saj renditet “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, me 11 raste, “Sulmi”, me gjashtë raste, “Rrezikimi i trafikut publik”, me pesë raste, si dhe “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Ngacmimi”, me nga katër raste secila.

Arrestime, suspendime dhe aksionePërtej statistikave, gjashtëmujori u shënua edhe me një sërë arrestimesh dhe suspendimesh të zyrtarëve policorë.

Rasti më i fundit u bë publik më 16 qershor, kur IPK rekomandoi suspendimin e tre zyrtarëve të Stacionit Policor “Alfa” në Prizren.

Ata dyshohet se, pasi kishin ndaluar automjete të paregjistruara dhe motoçikleta që qarkullonin në kundërshtim me ligjin, nuk i vazhduan procedurat ligjore dhe i lanë kundërvajtësit të largoheshin. Hetimet po zhvillohen nën dyshimin për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

Një nga operacionet më të mëdha u zhvillua më 7 maj, kur Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me IPK-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, realizoi bastisje në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Aksioni kishte në shënjestër 4 zyrtarë dhe qytetarë të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti, mashtrim, falsifikim dokumentesh pronësore dhe vepra të tjera penale që lidhen me përfitime të kundërligjshme.

Pas intervistimit, tre zyrtarë policorë u arrestuan dhe u dërguan në ndalim 48-orësh, ndërsa ndaj një zyrtari tjetër procedura vazhdoi në gjendje të lirë. Kallzo.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci