Të fundit

Merz: Samiti do të sjellë një frymë të re në NATO

Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha sot se shpreson se samiti i NATO-s në Ankara do të shënojë një kapitull të ri për aleancën, duke forcuar bashkëpunimin dhe unitetin midis SHBA-së dhe partnerëve të saj evropianë.

“Unë jam i sigurt se, duke filluar nga Ankaraja, ne do të shohim një frymë të re brenda NATO-s, një frymë që e bën aleancën më të fortë dhe më të bashkuar”, u tha ai gazetarëve pas mbërritjes në vendin e takimit në kompleksin presidencial turk.

Merz tha se anëtarët evropianë të aleancës janë gati të mbajnë përgjegjësi më të mëdha dhe po rrisin ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes për të përmbushur objektivat e vendosura në samitin e mëparshëm të liderëve të NATO-s në 2025.

“Vitin e kaluar në Hagë, ne vendosëm të rritim ndjeshëm përpjekjet tona të mbrojtjes dhe ia dolëm”, tha Merz, duke shtuar se ata do të shqyrtojnë progresin gjatë takimit të tyre me presidentin amerikan Donald Trump dhe udhëheqës të tjerë.

“Ne do ta bëjmë NATO-n më evropiane në mënyrë që ajo të mund të mbetet transatlantike”, theksoi ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci