Të fundit

“U jam mirënjohës për gjithçka – tani më duhet të luaj për Kosovën në Suedi”

“Shumë njerëz janë të lidhur me Kosovën në Suedi. Është një gjë që do të përjetojmë në tribuna gjatë ndeshjes. Do të ketë shumë presion nga të dyja palët”.

Këto janë fjalët e kapitenit të ekipit kombëtar të Suedisë, Janne Andersson, para sfidës së vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Kosovës që zhvillohet sot në mbrëmje.

Siç raporton mediumi suedez, Aftonbladet, kanë mbetur një numër shumë i vogël i biletave pa u shitur për sfidën e sotme.

Dhe në ekipin përfaqësues të Kosovës, ndodhen dy lojtarë me një lidhje shumë të forta me Suedinë. Ibrahim Dresheviq i Heerenveenit dhe Astrit Selmani i Hammarbyt, shkruan Paparaci.com.

Dresheviç ka luajtur me ekipet e të rinjve të Suedisë, por zgjodhi ekipin e Kosovës në nivel senior. Selmani nuk ka luajtur asnjëherë për Suedinë, ndërkaq në fillimin e këtij viti zgjodhi të përfaqësojë Kosovën.

Tani dyshja do të dalin në Friends Arena të Stokholmit të mbushur plot dhe do të përballen me Suedinë.

“Do të jetë argëtuese të luash sërish para një stadiumi të mbushur plot”, thotë Selmani për Aftonbladet një natë para ndeshjes. “Të jesh në gati të debutosh në kombëtare dhe ta kesh këtë moment në Suedi para familjes dhe miqve është e veçantë”.

24-vjeçari rrëfen emocionet e tij për takimin ndaj kombëtares së vendit ku është rritur.

“Jam rritur këtu në Suedi dhe e kam ndjekur gjithmonë ekipin kombëtar suedez. Më përpara nuk kishte kombëtare të Kosovës, pastaj ndiqja ekipin kombëtar të Suedisë në kampionate. Unë dua që gjithmonë të shkojë mirë për Suedinë. U jam mirënjohës por tani më duhet të luaj për Kosovën në Suedi”, thotë ai.

Interesimin e tifozëve për ndeshjen e ndjen edhe Selmani. Thotë se shumë njerëz kanë udhëtuar nga larg për të parë këtë ndeshje.

“E di që ka shumë njerëz që kanë ardhur këtu [në Stokholm] dhe kanë udhëtuar nga vende të tjera për të parë këtë ndeshje. Unë kam shumë familjar dhe miq që do të jenë aty. Do të jetë argëtuese”, ka deklaruar sulmuesi.

Ndeshja ndërmjet Suedisë dhe Kosovës zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00.

Kosova ka marrë katër pikë në pesë ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës. Ndeshja e parë mes dy përfaqësueseve përfundoi me fitoren e Suedisë 3-0 në Prishtinë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci