Të fundit

Dita e Kosovës – përfaqësuesja synon befasinë në Stokholm

Suedia dhe Kosova do të përballen sot në ndeshjen e parë të tyre në muajin tetor për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.

Dy ekipet përfaqësuese do të ndeshen mes vete për herë të dytë në këtë cikël kualifikues, pasi hera e parë ishte në Prishtinë, ku suedezët triumfuan me rezultat të thellë 0-3.

Pas katër ndeshjeve të para në grup, Suedia ka grumbulluar nëntë pikë dhe po kërkon kualifikimin.

Në anën tjetër Kosova ka zhvilluar pesë takime deri më tani, ku ka katër pikë, me një fitore, një barazim e tri disfata.

Përfaqësuesja skandinave synon vetëm fitoren për të mbetur në garë për kualifikim, në anën tjetër Dardanët kanë udhëtuar drejt qytetit Solna për të shkaktuar befasi.

Ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës zhvillohet në Friends Arena me fillim nga ora 18:00, në një stadium ku pritet të jenë mbi 40 mijë tifozë të pranishëm.

Kjo është ndeshja e tretë që Kosova dhe Suedia e zhvillojnë mes vete, ku e para ishte miqësore më 20 janar të vitit 2020 dhe suedezët kishin triumfuar 1-0.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci